Sociale Më shumë

15 vite nga themelimi i Rotary Club Ulqin

Prej tvteuta11:09, 29 Maj 2020

Janë bërë 15 vite nga themelimi i Rotary Club Ulqinit i cili për qëllim ka aktivitetet humanitare. Mersiha Resulbegoviq Mavriq në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” foli për aktivitetet e shumta të cilat i kishin gjatë kësaj periudhe. Ajo tha që janë të njohur për paketat e këpucëve të cilat përmbajnë dhurata të ndryshme nga fëmijët e të gjitha moshave të cilat vijnë dhuratë nga bashkëmoshatarët e tyre nga Britania, poashtu donacione të shumta si për Maternitetin e Ulqinit, por jo vetëm. Në periudhën me pandeminë e koronavirusit ishin duke punuar në projektin ekologji Zero Waste të dedikuar nxënasave të institucionit parashkollor dhe atij nëntë vjeçar.

Pasiqë në këtë periudhë nuk është e mundur të organizohet mbledhje festive, në shtator Rotary Club Ulqini planifikon ta shënoj 15 vjetorin e vet.

  • 1

    Radio