Sociale Më shumë

12 gushti , Dita ndërkombëtare e Rinisë u shënua edhe këtë vit në Ulqin

Prej tvteuta09:50, 13 Gusht 2018

Për të dytin vit me radhe OJQ ” Horizonti i Ri ” në bashkëpunim me Bibliotekën e Ulqinit shënuan Ditën ndërkomëtare te të rinjve në hapesirat e Kendit për të rinj pranë bibliotekës së qytetit .

Të pranishëm në këtë takim miqësor kanë qenë edhe kryetari i komunës së Ulqinit Loro Ndrekiq dhe nenkryetarja Hatixhe Gjoni , me çrast aktivistët rinorë te OJQ ” Horizonti i Ri ” patën mundësi të shprehin mendimet e tyre dhe ti drejtojnë pyetje përfaqesuesve të pushtetit lokal rreth cështjeve që kanë të bëjnë me pozitën e të rinjve në shoqëri. Motoja e sivjetshme e Ditës ndërkombetare e të rinjve është ” Safe spaces for youth ” që do të thotë hapesira të sigurta për të rinjtë , kurse shënimi i kësaj dite është pjesë e projektit ” Të rinjtë vendosin , të rinjtë marrin pjesë ”  i cili do të vazhdojë me vizitën e Komunës se Ulqinit , viziten e arlamentit te Malit te Zi dhe në fund hedhja e hapave konkrete për perfshirjen e të rinjve në vendimarrjen publike.

  • 1

    Radio