“Muzat e Alpeve”- Çmimi “TEUTA” për Riza Çela
Prej tvteuta15:09, 1 Nëntor 2022
Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “TEUTA” në Rahovec dhe në Podgoricë organizoi Manifestimin Letrar Trekufitar“Muzat e Alpeve”. Në kuadër të aktiviteteve u promovuan dy botimet më të reja, ndërsa Cmimi për Vepër Jetësore “TEUTA” iu nda shkrimtarit të mirënjohur, Riza Cela
Manifestimit Letrar Trekufitar “Muzat e Alpeve”,ditën e parë të aktivitetit në Rahovec promovoi përmbledhjen me poezi të poeteve shqiptare dhe malazeze”Perla poetike/Poetski biseri”. Të nesërmen, karvani I shkrimtarëve të “TEUTËS”, në praninë e figurave të shquara të kulturës dhe të medias shqiptare dhe malazeze, vazhdoi aktivitetin në bibliotekën e qytetit në Podgoricë. Shkrimtari malazez Mirash Martinoviq, në fjalën e hapjes ndër të tjera tha se:
“Gjendemi në të njëjtin aktivitet si para dhejtë vitesh kur filluam shumë thjeshtë pasi Jeta Beqiraj te unë dhe Natasha Lako me idenë per themelimin e një shoqate jo vetëm të shkrimtarëve por të artistëve. Pra, me një karvan I cili do të udhëtonte nëpër të tria shtetet. Dokumentari që sapo pamë “10 vjet “TEUTA”, në të vërtet është gjurma që lamë pas përgjatë një dekade, me aktivitete të shumta e të nduarnduarta kulturore si dhe me personalitete të shquara, disa prej të cilëve janë shpërblyer me Cmimin për Vepër Jetesore “TEUTA” si dhe iu kemi përkthyer dhe botuar libra dy prej të cilëve po I promovojmë sot”.
Martinoviq: “Poetet shqiptare dhe malazeze “bijat e pavdekshme të Minervës”
Përmbledhja me poezi të poeteve shqiptare dhe malazeze “Perla poetike/Poetski biseri”, është njëri ndër të 6-të botimet e “TEUTËS”, në të cilin akademikët Mirash Martinoviq dhe Zuvdija Hoxhiq Berisha këto poete I quajnë “Bijat e pavdekshme të Minervës”.
“Këto poete malazeze e shqiptare, qëndistarë të pavdekshme të fatit dhe të vargjeve, thurinnjë fije poetiketë pakëputur dhe duke u gërshetuar njësoj në tokë e në hapësirë, krijojnë lidhje midis popujve dhe kulturave të tyre. Ato dëshmojnë për kohën e tyre dhe kohën mitike, duke lidhur bashkëjetesën në Ballkan dhe në Mesdhe,qëndisin një arabeskëtë bashkëpunimit dhe të bashkëjetesës. Dhe, ajo që këndon poeti vazhdon edhe përtej jetës në tokë!”-lexoi kritikën e shkruar Martinoviq.
Prof.Dr.Shefkije Islamaj, redaktore e këtij libri, poetet shqiptare dhe malazeze I vlerëson si poete që krijojnë në pajtim me kohën e kontekstin në të cilinjetojnë. Poezia e tyre demaskon zakonet e pashkruara patriarkale, por në të njëjtën kohë është kritikendaj dukurive shoqërore të shfaqurasë voni në të ashtuquajturën “kulturë konsumuese” dhe dukurive të saj devijuese. Poezia e tyre shpreh ndjeshmëri, u jep zë e krahë atyre që në çfarëdo mënyre janë të skajuar, të cenuar, të diskriminuar, të viktimizuar në kohë e në rrethanatë ndryshme familjare, shoqërore e politike”.
Natasha Lako: “Letërsia ballkanike noton në një det të trazuar”
Shkrimtarja dhe skenaristja e mirënjohur Natasha Lako, e përfshirë në përmbledhjen poetike tha se gëzimi më I madh është kur nëpërmjet letërsisë thyejmë barrierat gjuhësore. Ndërsa, tejet e rëndësishme për mua është që ne te njohim njëri-tjetrin,të njohim poetët brënda kufijve tanë. “Ndaj, më e bukura e kësaj është se unë po gërshetoj zërin tim me disa poete të Malit të Zi. “Një varg I Maria Montes thotë se ”dashuria është si një anije ne nje det te trazuar”. E tillë është dashuria jonë per njeri tjetrin me keto ndarje kufijsh. Ështe vet letersia ballkanike e cila ka notuar ne nje det shume te trazuar dhe eshte gje shume e bukur qe ne po bashkohemi. Dhe, në këtë dhjetëvjetor unë habitem se sa kemi arritur dhe më duket e pabesueshme se cfare vështirësishë kemi kaluar si një shoqatë dhe gëzohem poaq që takohemi ketu me poetët e Malit të Zi”.
Kaleziq: “Kënaqësi të përfshihem në librin që nuk këput lidhje por shtron ura”
Prof.dr. Svetlana Kaleziq Radonjiq, njëra nga poetet e Malit të Zi tha se “është kënaqësi e vecante qe jam pjese e një libri I cili nuk shkëput lidhjet por shtron ura ndërmjet njerëzve.
“Ndërsa, pas dokumentarit 10 vjet “TEUTA” ku pamë ndarjen e këtij cmimi domethënës përgjatë dhjetë viteve, unë do doja të shtoja se në të ardhmen të mos kemi vetëm laureatë pr edhe laureate të këtij cmimi. Pra, gra poetete të cilave iu ndahet ky cmim. Ju lumtë realizatorëve dhe laureateve të deritanishem të këtij cmimi. Ndërsa, jam shumë krenare me këtë përmbledhje poetike, meritat për të clën duhet t’ia dedikojmë Beqirajt, e cila ka punuar shumë e ka qëndruar pa gjumë derisa e ka realizuar sic e meriton”-tha poetja malazeze Kaleziq-Radonjiq.
Ndërsa, shkrimtarja dhe gazetarja Ajetë Beqiraj, kryetare e Shoqatës Rajonale të Shkrimtarëve “TEUTA” iu shprehu mirënjohje poeteve, përkthyesve, redaktorëve si dhe institucioneve mbështetëse, të cilët mundësuan realizimin e këtij libri I cili duke thyer barrierat gjuhësore I bën keto vlera të përbashkëta pjesë të bibliotekës së njëri-tjetrit për ne dhe për brezat që do të vijnë”.
“Ora e Zooparkut”-Vepra e parë e Zija Celës në gjuhën malazeze
Romani I përkthyer “Sat zooparka”(Ora e zooparkut) e shkrimtarit të mirënjohur Zija Cela është libri i 6-të I “TEUTËS, të cilat I ka botuar përgjatë 3 viteve të fundit. Ndërsa, në promovimin e tij Martinoviq tha ndër të tjera se në galaktikën e shkrimtarëve bashkëkohorë shqiptarë, një vend të rëndësishëm zë prozatori Zija Čelja, fituesi i çmimeve të rëndësishme shqiptare, ndër to edhe çmimet më të mëdha kombëtare, të cilat ndahen për më të mirët.
“Zija Çela është krijues i një shtrirjeje të gjerë, i një ndjeshmërie bashkëkohore I cili në veprat e tij letrare sjell frymën e epokës moderne, një frymë që ndihet nga të rrallët, të privilegjuarit, shumë të talentuarit dhe të aftit për të artikuluar frymën e bashkëkohores përmes punës së tyre. Zija Çela është shkrimtar i një niveli dhe formati të tillë! Një pjesë e krijimtarisë së të cilit ka filluar të jetojë tek lexuesi malazez me përkthimin e romani Ora e zooparkut”. Me këtë roman, I cili është një emblemë e kohës në të cilën është shkruar“.
Zija Cela – Laureat I 10-të I Çmimit për Vepër Jetësore “TEUTA”
Shoqata Rajonale e SHkrimtarëve “TEUTA” në edicionin e 10-të të Manifestimit “Muzat e Alpeve”, cmimin për Vepër Jetësore “TEUTA” ia ndau Shkrimtarit të mirënjohur ZIja Cela me motivacion:
“Zija Çela, ndoshta shkrimtari më origjinal dhe më profilik i prozës në gjuhën shqipe, përbën një rast unik në letrat tona. Ai shfaqet si një planet letrar, krejt më vete, i pakrahasueshëm, prandaj i rëndësishëm dhe vetvetja. Në librat e Zija Çelës ngjarjet mund të ndodhin kurdoherë. Dhe kjo u jep romaneve të autorit një dimension të përtejshëm e të përjetshëm. Me krijimtarinë e tij Zija Çela ka provuar se letërsia e madhe i shpëton tiranisë së kohës. Kohës kalendarike. Por jo asaj ku rrinë së bashku veprat më të mira të letërsisë e të krijimtarisë shpirtërore, në atë zonë ku qëndron me dinjitet dhe krijimtaria e tij”(arsyet. I “TEUTËS”, përgatitur nga Rudolf Marku).
Rudolf Marku: “Te Zija Cela, është vepra që na çon tek autori”
Shkrimtari I mirënjohur Rudolf Marku, i cili përgatiti arsyetimin për Cmimin “TEUTA” 2022 shtoi se ështe nje nder I madh që flas në Podgorice, në një sallë jo fort larg prej së cilës ka lindur Danillo Kish. Një shkrimtar që për mua është ndër shkrimtarët më të mirë të gjysmës së dytë të shekullit 20-të”,duke vlerësuar romanet e Zija Çelës si librat e David Grossman.
“Aty nuk ke si të mos ndjesh të fshehur tensionin e përhershëm mes dëshirës për të rrëfyer hidhërimin tragjik dhe dëshirës për të heshtur. Librat e Çelës, ashtu si librat e Grossman-it, janë një betejë kundër dëshirës së shmangies, ikjes nga realiteti, nga vetvetja dhe guximit për t’u përballur me tragjedinë përmes qeshjes së hidhur. Vetë finalja e “Orës së Zooparkut” ndjek një ecje të kundërt me traditën letrare, nuk është autori që na çon te vepra, është vepra që na çon tek autori”.
Beqiraj: “Bekim për ne sa herë Cmimin “TEUTA” lëshuam në duar të zgjedhura
Ndërsa, me rastin e ndarjes së Cmimit për Vepër Jetësore “TEUTA” tek laureati I 10-të Zija Cela, Beqiraj tha se: “Të kesh fatin e bardhë e të jetosh në kohë gjigantësh dhe të mund të vlerësosh sadopak veprën e tyre lapidare që nderon kombin mbarë, është një bekim të cilin e ndjejmë sa herë Cmimi “TEUTA” bie në duart e zgjedhura të laureatëve tanë. Një nderim I vogël por veprën e tyre lapidare, e cila na radhit dinjitetshëm prkrah kombeve të tjera duke na lënë trashëgimi për ne dhe për brezat që do të vinë”.
Ky cmim në edicionin e 10-të kaloi tek shkrimtari I Mirënjohur ZIja Cela, të cilin ia dorëzuan Natasha Lako si dhe Mirash Martinoviq, I cili that e jetë I nderuar dhe poaq I emocionuar teksa si laureate paraprak ia dorëzon këtë cmim një shkrimtari të madh të lettrave shqipe.
Zja Cela, fitues I cmimit për Vepër Jetësore “TEUTA” ndër të tjera tha ta ketë ditur se do ë vinte kjo ditë qe nga fëmijëria, kur e ëma e tij ndonëse nuk dintë shkrim përpiqej të fliste me fqinjen malazeze në gjuhën e saj. Ndërsa shtoi se:
“”TEUTA” për dhjetë vitet e saj ka bere me te miren e mundur. Pervec tjerash, po te mbeldhesh veprat e dhjete laureateve te TEUTES, teuta do te kishte ne te arhdmen nje biblioteke te veten dhe kjo biblioteke do te mund te uqhej “TEUTA”.
Xhevat Limani: “TEUTA” e ka të qarte rrugën e vet”
Boris Kastel: “Muzat e Alpeve”shembulli më I mirë I qytetërimit ilir”
Manifestimin e përshëndeti edhe shkrimtari I mirënohur malazez Boris Kastel, autor I rreth 30 veprave letrare, I cili ndër të tjera tha se: “Gjate shtegtimit me karvani “Muzat e Alpeve” ne patën rastin të prekim hapësirat tona të përbashkët dhe të përshkojmë rrugën e qytetërimit ilir e cila quhet Mesdhe. Cfarë është tjetër qytetërimi ilir? Ja ku e kemi sot shembullin më të mirë!”
Ndërsa, shkrimtari, atkori dhe regjisori Xhevat Limani, themelues I Teatrit Shqiptar në Amerikë si një “shekspirian” iu referua edhe thënjes së tij:
”Kam frikë se nga bukuria e durnjve mos e humbim rrugën në pyll”-thotë Shekspirit. Mendoj që “TEUTA” ka instinktin e kërkimit, të gjetjes, të prurjes, të prezantimit dhe të gjykimi të vlerave të mirëfillta letrare nën këtë nënqiell të ngrohur nga I madhi diell dhe me bekimin e të madhit babë të shenjtës nënë edhe në këtë terr të ndris e bukura hënë”-tha artisti Xhevat Limani, me intepretimin e shkëlqyer të të cilit Shoqata Rajonale e SHkritmarëve “TEUTA” mbylli edicionin e 10-të të Manifestimit Lettrar Trekufitar.
“Muzat e Alpeve” ditën e parë të aktiviteteve realizuan në komunën e Rahovecit, ku poashtu promovuan përmbeldhjen poetike të poeteve shqiptare dhe malazeze “Perla poetike/Poetski biseri”.
Realizimin e edicionit të 10-të të Manifestimit Letrar Trekufitar “Muzat e Alpeve” e mundësuan Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Komuna e Rahovecit dhe Komuna e Decanit. “TEUTA” me karvanin e shkrimtarëve “Muzat e Alpeve”deri më tani ka ndaluar me aktivitetet e veta në 24 qytete të trshtetëshit Kosovë, Mal i Zi, Shqipëri. Ndërsa, Cmimi për Vepër Jetësore “TEUTA” iu është ndarë 10 përfaqësuesve të denjë të letërsisë shqipe dhe malazeze: Jevrem Bërkoviq, Dritëro Agolli, Ramiz Kelmendi, Mirash Martinoviq, Ramis Kelmendi, Zuvdija Hoxhiq Berisha, Xhevahir Spahiu, Rexhep Qosja dhe Zija Cela,të dielën në Podgoricë.