Interesante Më shumë

Iphone do të mund të karikohet vetëm me valë

Prej tvteuta16:15, 12 Tetor 2022

Ekspertët parashikojnë se brenda pak vitesh telefonat Apple do të mund të karikohen vetëm me valë dhe nuk do të kenë as vend për t’u lidhur me karikuesët elektronike. Apple ka vite që e përdor karikuesin, por nga viti 2023 kjo duhet të ndryshojë – dhe jo vullnetarisht, por me forcë.
Falë vendimit të Komisionit Evropian, nga qershori i vitit 2024, telefonat dhe shumë pajisje të tjera të shitura në vendet e BE-së do të duhet të kenë të njëjtin portë karikimi: USB-C. Sipas Bloomberg, edhe pse Apple e kundërshtoi vendimin, komapnia është duke u përgatitur për prej disa kohësh.
Disa nga pajisjet e tyre tashmë përdorin USB-C dhe telefonat janë të radhës. Pas vendimit të BE, Apple duhet të prezantojë zgjidhjen e saj të përhershme e cila nuk duhet të përfshijë fare kabllo, por pajisjet celulare duhet të karikohen vetëm me valë.
iPhone 15 është konfirmuar tashmë se do të kariokohet vetëm me valë. Modele të shumta të smartfonëve janë mbështetur tek karikimin pa tel për vite, por këto pajisje mund të karikohen ende përmes një kablli, i cili zakonisht është më i shpejtë. Në rastin e iPhone-ve të ardhshëm, plani i Apple është të heqë plotësisht portet fizike dhe të lejojë karikimin me valë ekskluzivisht, pa asnjë alternativë.

  • 1

    Radio