Aktuale Më shumë

Murati: Investimet mungojnë se nuk përcillen me projekte

Prej tvteuta22:08, 12 Shtator 2022

Investimet kapitale në Komunën e Ulqinit nuk kanë munguar vetëm për shkak të financave, por një arsye tjetër ndoshta edhe më dominuese ka qenë mungesa e projekteve, the sekretari për buxhet dhe financa Arian Murati, gjatë pjesmarrjes në emisionin Focus në TV Teuta.

Deri tani, tha ai, ka qenë normë që investimet kapitale të futen në buxhet nisur nga interesa të ndryshme, e të papërcjellur me projektet përkatëse, çka e bën të pamundur realizimin e tyre.

“Në buxhetin e vitit të ardhshëm nuk do hyjnë më investime kapitale pa projekte.”, premtoi Murati.

  • 1

    Radio