Aktuale Më shumë

Mehmeti: Komunikacioni nuk është kompetencë e jona, por e policisë së shtetit

Prej tvteuta17:43, 19 Gusht 2022

Pas ngjarjes tragjike të 12 gushtit në Cetinë, ku mbeten të vdekur 11 persona, Qeveria e Mali të Zi solli vendim që të shpallen 3 ditë zie. Kjo solli detyrim për organet kompetente që të përcjellin respektimin e këtij vendimi. Në Policinë Komunale të Ulqinit, thonë se menjëherë pas sjelljes së vendimit, kanë dalë në terren për të siguruar respektimin e tij.

Kryeshefi Amir Mehmeti, tha për TV Teuta se që natën e parë kanë dalë në terren me inspeksionet e tjera, për të mbikqyrur situatën. Ai shtoi se vendimi është respektuar dhe se për këtë nuk kanë asnjë ankesë.

Qytetarët ankohen se gjatë këtij sezoni një nga problemet kryesor ka qenë mungesa e parkingjeve, çka ka ndikuar në rritjen e tollovisë në komunikacion. Mehmeti thotë se duke pasu parasysh infrastrukturën e qytetit ata kanë bërë maksimumin, duke u kujdesur që të mos e teprojnë me masa represive.

Në Policinë Komunale disa herë e knë përsëritur se sa i përket rregullimit të komunikacionit, për të cilin qytetartë po ashtu kanë ankesa, kjo nuk është kompetencë e tyre por e policisë shtetit.

  • 1

    Radio