Sociale Më shumë

10.000 fidane të luleve do të mbillen në qytet

Prej tvteuta15:20, 28 Maj 2018

Ndërmarrja Publike “Veprimtaritë Komunale” filloi aksionin për mbjelljen e 10 mijë fidaneve të luleve në hapësirat e gjelbërta të qytetit. “Është kjo faza e parë e mbjelljes së  luleve sezonale,dhe pikërisht  ata janë të fokusuara në tre rrethrrotullime,në maje të pazarit, tek Komuna dhe rrethrrotullimi  në Plazhin e Madh. “Kemi mbjellur edhe barin përzgjat hapësirave të gjelbërta, kurse këtë vit  ujitja e luleve do të bëhet me sistem të mbyllur”, tha për televizion Teuta drejtori Skender Kaleziq.  Lule do të mbillen edhe përzgjatë “Bulevardit Teuta”,si dhe në Ranë ku janë të vendosura  vazot . Sipas Kaleziq, mbjellja e luleve është dashur të ishte përfunduar moti, por zgjedhjet lokale, mos funksionimi i pushtetit dhe zvarritja e ndarjes së posteve,  dukshëm ka reflektuar edhe në funksionimin normal të ndërmarrjeve por edhe të qytetit.

  • 1

    Radio