1.5 milion euro për punësimin e personave me invaliditet

Prej tvteuta10:30, 5 Maj 2018

Enti për punësim i Malit të Zi ka ndarë 1.5 milion euro si mjete pa kthesë për përkrahjen e projekteve në punësimin e personave me invaliditet në bazë të ftesës publike prej më 22 janar. Me këtë skemë , të 6-ën me radhë financohen 25 projekte me vlerë të përgjithshme 1.5 milion euro.

Në Entin për punësim e kanë nënshkruar dje kontratën me shfrytëzuesit e granteve të cilat sillen prej minimum 30 mijë euro deri në 70 mijë euro. Drejtori i Entit për punësim Suljo Mustafiq ka theksuar se enti ka pasur kujdes për pakon e ligjeve zgjedhore dhe ftesën publike ia ka përshtatur ligjit për financimin e subjekteve politike dhe të fushatave zgjedhore.

  • 1

    Radio