ZENELI: ASNJË LËVIZJE POZITIVE

Prej tvteuta15:24, 30 Prill 2019


Kryetari  i Unionit të  Sindikatave të Lira të Malit të Zi dega në Ulqin,  Asllan Zeneli deklaroi për televizionin Teuta se nga viti i kaluar e gjer më tani nuk kemi pasur asnjë lëvizje pozitive sa i përket përmirsimit të gjendjes ekonomike të punëtorëve, përkundrazi kemi një gjendje edhe më të mjerueshme.

Zeneli tha se në Komunën e Ulqinit askush nuk është angazhuar që të sjellë investitor strategjik që vërtet do zhvillojnë qytetin, këtu vijnë investitor që kanë lidhje të ngushta me Qeverinë e Malit të Zi.

 Zeneli u shpreh se nga vitet e 90-ta e këndej kanë përfituar vetëm ato që kanë qenë afër politikës në pushtet.

  • 1

    Radio