Sot është ditë zie në Mal të Zi për shkak të aksidentit në stacionin hekurudhor në Novi Sad
Prej tvteuta3 November 2024
Sot në Mal të Zi po shënohet Dita e Zisë për shkak të aksidentit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 14 persona dhe tre u plagosën rëndë. Vendimi është marrë në seancën e djeshme telefonike të Qeverisë së Malit të Zi. Dita e zisë shënohet me ngritje të obligueshme të flamurit në gjysmështizë në të gjitha objektet e organeve shtetërore, organeve të vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve publike, në pajtim me Ligjin për simbolet shtetërore dhe Ditën e shtetësisë së Malit të Zi. Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, dje urdhëroi që flamujt para Kuvendit të ulen në gjysmështizë. Para Ambasadës së Serbisë në Podgoricë dje në mbrëmje është organizuar ceremonia e ndezjes së qirinjve për viktimat e aksidentit, ku ka marrë pjesë edhe ambasadori i Serbisë, Nebojsha Rodiq. “Të mos ndodhë më në asnjë qytet, ku njerëzit të mirëpresin dhe të largojnë dikë dhe pastaj të shfaqet papritmas vdekja. Lavdi viktimave, kujtimi i tyre qoftë në të gjithë ne”, tha Rodiq para gazetarëve para ambasadës. Dita e zisë është shënuar dje në Serbi, ndërsa në Novi Sad është shpallur tri ditë zie.