Slider

Aktuale Më shumë

Përmbytje në gjimnazin “Vëllazërim – Bashkim”, nesër nuk do të zhvillohet mësimi

Prej Tv Teuta26 October 2025

Për shkak të reshjeve të dendura që ranë mbrëmë, një pjesë e gjimnazit publik “Vëllazërim – Bashkim” në Ulqin është përmbytur. Nga drejtoria e shkollës kanë njoftuar se situata është ndjekur që nga orët e para të mëngjesit, por për shkak të gjendjes alarmante në të gjithë qytetin, ndërhyrjet kanë qenë të kufizuara. Të gjitha shërbimet kompetente janë njoftuar dhe pritet të përfshihen në pastrimin dhe sanimin e dëmeve. Si pasojë e përmbytjes, nesër nuk do të zhvillohet procesi mësimor në këtë shkollë. Drejtoria shpreson që gjatë ditës së nesërme të përfundojë pastrimi dhe dezinfektimi i ambienteve, në mënyrë që mësimi të rifillojë sa më shpejt të jetë e mundur. Në njoftim, drejtoria ka shprehur gjithashtu solidaritet me të gjithë qytetarët e prekur nga përmbytjet, duke uruar që si shkolla ashtu edhe i gjithë Ulqini të rikuperohen sa më shpejt nga dëmet e shkaktuara