“Otrant Olimpik” lufton për fitoren e radhës
Prej tvteuta2 September 2016
Nesër, më 3 shtator në terenin e sportit të hotelit “Olympic” në Plazh të Madh do të luhet derbi mes klubit të futbollit “Otrant Olimpik” dhe skuadrës nga Rozhaja “Ibar”. Ulqinakët pas katër xhirove të luajtura udhëheqin tabelën me 12 pikë, kurse ekipi nga Rozhaja qendron në top 5 skuadrat e renditura. Ftohen të gjithë sportdashësit që në ora 16.00 të zënë vendet në tribuna dhe të mbështesin lojtarët e “Otrant Olimpik” në ndeshjen e xhiros së pestë të Ligës së dytë të Malit të Zi.