Nermin Hoxha arrin deri në finale të turneut Masters për moshat 16 vjeçare
Prej tvteuta1 November 2016
Me datë 29-30 tetor në ambientet e KT Bellevue në Ulqin u mbajt turneu Masters për moshat 16 vjeçare, i cili është turneu i fundit me kalendar i federatës së tenisit të Malit Zi për 8 me të mirët. Në masters Nermini mori pjese si i treti në klasifikim dhe arrit deri në finale. Në tetëshe ai fitoi ndaj lojtarit nr 1 në liste Vukan Zavis me rezultat 6-1  6-1,kurse ne gjysemfinale fitoi lojtarin nr 2 Mladen Novoviq me rezultat 6-3  6-1. Në finale pas një loje shumë të bukur dhe të fortë u ndalua nga lojtari Mario Aleksiq me rezultat  6-4   6-3.

