Kryetari Cungu uron fituesen e Medaljes së artë në Lojrat Olimpike Rio 2016
Prej tvteuta19 August 2016
Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu në pamundësi që të marë pjesë në pritjen që ka organizuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Kosovës, ka uruar xhudisten Majlinda Kelmendi, fituesen e Medaljes së artë në Lojrat Olimpike Rio 2016. Ne telegram urimin e Kryetarit Cungu thuhet: ” Në emër të qytetarëve të Ulqinit në emër të shqiptarëve në malin e Zi dhe në emrin tim personal të uroj nga zemra për sukseset e arritura në Lojrat Olimpike në Rio 2016.” Ne ,thuhet me tej në telegram urimin, vlerësojmë lartë punën dhe kontributin tuaj të madh. Me këtë ju keni dëshmuar cilësitë e Juaja si sportiste dhe keni shkruar një kapitull dhe faqe të re suksesi në historinë e sportit të Kosovës dhe të shqiptarëve kudo që janë . Kjo na mbush të gjithëve me krenari. Cungu, njëherit e ka ftuar sportisten Majlinda Kelmendi që disa ditë të jetë mysafire në qytetin e Ulqinit.