Slider

Aktuale Më shumë

Kampionati dhe Kupa Ballkanike në Taekwondo – Bullgari 2025

Prej Tv Teuta18 October 2025

Nga data 16 deri më 19 tetor 2025, në Bullgari është duke zhvillua Kampionati dhe Kupa Ballkanike në Taekwondo, një ngjarje madhështore sportive që mblodhi mbi 1250 sportistë nga 13 shtete të Ballkanit. Në dy ditët e para të aktivitetit, më 16 dhe 17 tetor, u mbajt Kampionati Ballkanik, ku morën pjesë më shumë se 800 garues. Pjesë e përfaqësimit të Kombëtares së Malit të Zi ishin edhe 16 sportistë nga Klubi i Taekwondosë “Ulqini”. Sportistët nga Taekwondo Ulqini shkëlqyen në tapet, duke fituar gjithsej 11 medalje ballkanike, dhe duke e përmbyllur me sukses këtë edicion të rëndësishëm ndërkombëtar. Fitues të medaljeve të arta: Arta Ismailaga – pas katër fitoreve ndaj kundërshtareve nga Maqedonia, Bullgaria, Rumania dhe në finale sërish ndaj Bullgarisë, u shpall Kampione e Ballkanit. Nejra Dervishi – fitoi tri ndeshje me radhë ndaj përfaqësueseve të Greqisë, Bullgarisë dhe Bosnjës, duke siguruar gjithashtu medaljen e artë. Xhihan Maniq – triumfoi ndaj Maqedonisë dhe Bullgarisë, duke sjellë të tretën medalje të artë për klubin tonë. Fitues të medaljeve të argjendta: Sara Kraja – pas fitoreve ndaj Maqedonisë, Bosnjës dhe Bullgarisë, arriti në finale ku u ndal nga përfaqësuesja bullgare. Ajan Brashnjani, Gani Resulbegoviq, Xhenan Tivari dhe Rea Nelaj – gjithashtu u kurorëzuan me medalje të argjendta, duke treguar nivel të lartë përgatitjeje dhe përkushtimi. Fitues të medaljeve të bronzta: Rijad Dervishi Leandra Bogdanoviq Rajana Bogdanoviq Në renditjen e përgjithshme të ekipeve, Taekwondo Ulqini zuri vendin e tretë në kategorinë “Children” dhe vendin e katërt në kategorinë “Junior” – një arritje e madhe për sportistët dhe për klubin e Taekwondo Ulqini.