Slider

Aktuale Më shumë

Eagle Hills vazhdon misionin e gjelbër me OJQ-në “Goranët e Podgoricës”

Prej Tv Teuta11 November 2025

Mbjellja e pemëve në shkollën ekonomike “Mirko Veshoviq” në Podgoricë   Kompania Eagle Hills Montenegro ka vazhduar “misionin e saj të gjelbër” përmes një aksioni të mbjelljes së pemëve që u mbajt sot në Shkollën Ekonomike në Podgoricë, në bashkëpunim me organizatën joqeveritare Goranët e Podgoricës. Në këtë aktivitet morën pjesë nxënësit e shkollës, drejtoresha Dijana Vujaçiq, si edhe ministrja e arsimit, shkencës dhe inovacioneve Anđela Jakšić Stojanović, të cilët, së bashku me përfaqësuesit e kompanisë, mbështetën nismën e drejtuar drejt ruajtjes së natyrës dhe përmirësimit të standardeve mjedisore. Pas donacionit prej 15.000 euro nga kompania për blerjen e fidanëve, aksioni i gjelbërimit është zbatuar me sukses edhe në oborret e shkollave fillore “Sutjeska” dhe “Shtampar Makarije”, tha Ana Martinoviq, drejtoreshë e komunikimit dhe bashkëpunimit institucional në Eagle Hills Montenegro. “Mbjellja e sotme është një tjetër hap drejt krijimit të një Mali të Zi më të bukur dhe më të gjelbër. Përmes iniciativave të tilla duam të nxisim vetëdijen për rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit dhe të japim një kontribut konkret për krijimin e një ambienti më të shëndetshëm dhe më të qëndrueshëm për gjeneratat e ardhshme”, theksoi ajo. Duke folur për rëndësinë e aksioneve të përbashkëta të gjelbërimit të oborreve të shkollave, ministrja Anđela Jakshiq Stojanoviq vuri në dukje se nisma të tilla kontribuojnë në krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm dhe më të këndshëm për nxënësit dhe mësuesit: “Një tjetër aksion i bukur në bashkëpunim me OJQ-në Goranët dhe kompaninë Eagle Hills Montenegro është përqendruar në gjelbërimin e oborrit të tretë shkollor. Projekte të tilla nxisin mbrojtjen e mjedisit dhe kontribuojnë në krijimin e hapësirave më të bukura dhe më të këndshme për nxënësit dhe profesorët tanë. Falënderoj sinqerisht kompaninë Eagle Hills Montenegro dhe organizatën Goranët për përkushtimin dhe mbështetjen e tyre ndaj institucioneve arsimore përmes nismave kaq fisnike”, tha ajo. Drejtoresha e Shkollës Ekonomike “Mirko Veshoviq” në Podgoricë, Dijana Vujaçiq, shprehu kënaqësinë që kjo institucion arsimor është pjesë e një iniciative të përbashkët që kontribuon në një mjedis shkollor më të bukur dhe më të gjelbër. “Sot jemi dëshmitarë të një aksioni shumë të bukur të pyllëzimit të oborrit të shkollës sonë, e cila, falë këtij donacioni, do të bëhet një vend edhe më i rregullt dhe më i këndshëm për nxënësit dhe punonjësit tanë. Si shkolla profesionale më e madhe në Mal të Zi, me një numër të madh nxënësish dhe mësuesish, e vlerësojmë shumë faktin që fidanët e rinj do të zbukurojnë hapësirën dhe do ta pasurojnë oborrin tonë. Jam veçanërisht krenare për nxënësit dhe mësuesit e mbledhur në Eko klubin, të cilët marrin pjesë aktive në realizimin e këtyre aktiviteteve. Falënderoj kompaninë Eagle Hills Montenegro dhe organizatën Goranët për mbështetjen dhe donacionin e fidanëve që, jam e bindur, do të pasurojnë mjedisin tonë shkollor për shumë vite”, tha ajo. Përmes projekteve të tilla, kompania Eagle Hills konfirmon përkushtimin e saj ndaj përgjegjësisë shoqërore dhe mbrojtjes së mjedisit, duke kontribuar në krijimin e hapësirave më të bukura, më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme për të gjithë qytetarët e Malit të Zi.