Sociale

Aktuale Më shumë

“Albulena” kremton 20 vjetorin e themelimit (foto)

Prej tvteuta17 September 2016

Mbrëmë në praninë e një numri të konsiderueshëm të personaliteteve të shquar të Ulqinit dhe jo vetëm, si dhe të sportdashësve, klubi i karatesë “Albulena” festoj 20 vjetorin e themelimit. Trajneri Agron Ujkashi me stafin e vet kanë përgaditur disa pika demonstrimi me qëllim që përmes tyre të tregojnë punën dhe talentin e fëmijëve. Me një program të larmishëm arritën të argëtojnë të pranishmit në amfiteatrin e Qendrës për kulturë. Nga viti 1996 deri më sot nga ky klub kanë dal emra të njohur të sporteve luftarake. Trajnerët Agron Ujkashi dhe Jasmin Hot për televizionin Teuta shprehen të kënaqur që dhe pas 20 viteve interesimi për sportet si karateja, kik boksi, gjigjucu dhe ningjugju është i madh, dhe shtojnë që nuk ka qënë e lehtë këto sporte ti ngrisin në një nivel të lart, por fal punës së palodhëshme arritën që talentët e Ulqinit të njihen dhe jashtë kufirit të Malit të Zi.