“Otrant Olimpik” vazhdon me fitoren e radhës
Prej tvteuta28 August 2016
Në xhiron e tretë të Ligës së dytë të Malit të Zi, klubi i futbollit “Otrant Olimpik” në terrenin e sportit të hotelit “Olimpik” priti klubin e futbollit “Jezero” nga Plava. Pas një loje shumë të vështirë, por të suksesshme, futbollistët e Ulqinit e përfundun ndeshjen me rezultatin 1:0 ku golshënuesi është lojtari i ri i ekipit, Halil Muharremi i cili kytë vit erdhi si njëri ndër përforëcimet e klubit. Trajneri i “Otrant Olimpik”, Xhemal Kapllanbegu ndeshjen e vlerëson të sukseshme dhe shton që lojtarët janë duke dhënë maksimumin nga vehtja. Ndeshja e radhës do të luhet më 31 gusht në Igallo kundër ekipit me po të njëjtin emër.