Slider

Aktuale Më shumë

Millatoviq: Njegoshi është themeli i identitetit tonë dhe frymëzim për unitet

Prej Tv Teuta13 November 2025

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, u ka dërguar urime qytetareve dhe qytetarëve me rastin e 13 nëntorit – Ditës së Njegoshit, duke theksuar se bëhet fjalë për një festë të kulturës, identitetit dhe shpirtërisë së Malit të Zi. „Uroj të gjitha qytetaret dhe qytetarët e Malit të Zi për Ditën e Njegoshit, festën e kulturës, identitetit dhe shpirtërisë sonë. Njegoshi është një nga krijuesit më të mëdhenj që Mali i Zi i ka dhënë botës. “Mendimi i tij edhe sot është një themel i fortë i qenies sonë shtetërore dhe kulturore, si dhe një nxitje për të ndërtuar një Mali të Zi që bashkon dhe unifikon. Duke kultivuar vlerat që Njegoshi i mishëroi – ndër to lirinë, përparimin dhe dinjitetin – ne forcojmë Malin e Zi si një shtet modern, evropian dhe të hapur”, ka porositur presidenti Millatoviq.