Spajiq: Mali i Zi po punon – Evropa e njeh këtë
Prej Tv Teuta4 November 2025
Kryeministri Millojko Spajiq deklaroi se raporti i Komisionit Evropian konfirmon se Mali i Zi po punon dhe se Evropa e vlerëson këtë. “Raporti më i ri i Komisionit Evropian konfirmon atë që të gjithë e shohim dhe e ndiejmë – Mali i Zi po ecën përpara me hapa të mëdhenj,” thuhet në njoftim. Ai theksoi se pushteti po ndërton një vend me vlera evropiane, po rrit standardin ekonomik dhe po krijon një shoqëri të drejtë në të cilën të gjithë kanë mundësi të barabarta. “Anëtarësimi në Bashkimin Evropian në vitin 2028 nuk është një premtim politik, por një realitet që po afrohet shpejt. Mali i Zi po punon, Evropa e njeh këtë,” tha Spajiq.