Politikë

Aktuale Më shumë

Satler: 12 muajt e ardhshëm janë vendimtarë

Prej Tv Teuta4 November 2025

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Johan Satler, gjatë paraqitjes së raportit të Komisionit Evropian, tha se ky ka qenë një vit shumë i suksesshëm për rrugën evropiane të Malit të Zi. Ai theksoi se Mali i Zi është lider në Ballkanin Perëndimor, por se viti i ardhshëm do të jetë vendimtar. “Evropa ju njeh ju dhe Malin e Zi si lider në integrimet evropiane. 12 muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe forcimit të luftës kundër krimit dhe korrupsionit,” tha Satler. Ai shtoi se si Qeveria, ashtu edhe Kuvendi dhe gjyqësori duhet të jenë maksimalisht të përqendruar dhe të koordinuar në këtë drejtim. Sipas Satler, Mali i Zi ka arritur përparim të madh në zbatimin e Planit të Rritjes. “Mali i Zi u bë anëtar i SEPE më 7 tetor të muajit të kaluar,” tha Satler, duke e vlerësuar këtë si një sukses të madh. Ai gjithashtu përgëzoi qytetin e Nikshiqit për përzgjedhjen si Kryeqyteti Evropian i Kulturës. “Të gjithë këta hapa janë rezultat i përpjekjeve dhe përkushtimit të madh në rrugën evropiane,” përfundoi ai.