Politikë

Aktuale Më shumë

Sonte mbledhja e Këshillit për Siguri Kombëtare

Prej Tv Teuta4 November 2025

Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka thirrur për sonte, në orën 20:30, mbledhjen e Këshillit për Siguri Kombëtare. Sipas njoftimit, Këshilli do të shqyrtojë situatën aktuale të sigurisë në Mal të Zi, me fokus të veçantë tek shtetasit e huaj që qëndrojnë në vendin tonë. “Mbledhja po mbahet në përputhje me kompetencat e përcaktuara me ligj të Këshillit, për shqyrtimin e çështjeve me rëndësi për shtetin dhe për koordinimin e punës së organeve kompetente. Për shkak të rëndësisë dhe aktualitetit të temës, ftesë për pjesëmarrje në mbledhje i është dërguar edhe prokurorit të shtetit, Millorad Markoviq, kryeprokurorit special, Vlladimir Novoviq, ushtruesit të detyrës së drejtorit të policisë, Llazar Shqepanoviq, shefit të SPO-së, Predrag Shukoviq, si dhe kryetares së Gjykatës së Lartë, Valentina Pavliçiq,” thuhet në njoftimin e Qeverisë. Pas mbledhjes, do të publikohet një komunikatë për opinionin publik.