DIASPORA

Aktuale Më shumë

Ramiz Kukaj organizon mbrëmje të donatorëve në “Çka ka qëllu” për të ndihmuar Qendrën kulturore shqiptare

Prej tvteuta22 April 2022

Me 15 maj në New York do të mbahet mbrëmje e donatorëve në restorantin e njohur “Cka ka qellu” e organizuar nga  Ramiz Kukaj, I cili tërë fondin që do të grumbullohet nga kjo mbrëmje do t’ia dedikojë ndërtimit të Albanian Culture Center Staten lsland. Për argëtimin e mysafirëve të mbrëmjes është përkujdesur Albis party I udhëhequr nga Naser Nika, I cili do të sponzorojë pjesëmarrjen e këngëtarit të mirënjohur Ramadan Krasniqit- Dani.  Të gjithë dashamirësit që kanë mundësi të kontrbuojnë në këtë nismë madhore janë të mirseardhur me 15 maj në restoranin “Çka ka qëllu”, duke filluar nga ora 7 e darkës.