UAE mbështet policinë malazeze
Prej Tv Teuta7 November 2025
Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Danillo Sharanoviq, është takuar me zëvendësministrin për konkurrueshmëri të Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah Lootah. Gjatë takimit, Emiratet shprehën mbështetje për modernizimin e mëtejshëm të policisë malazeze dhe ofruan bashkëpunim në fushën e transformimit digjital dhe menaxhimit të krizave. Sharanoviq falënderoi për ndihmën e Emirateve, veçanërisht për avionin që ishte në dispozicion gjatë sezonit të zjarreve, duke e quajtur këtë një gjest miqësie dhe dëshmi të marrëdhënieve të mira dypalëshe. Palët u zotuan të forcojnë bashkëpunimin përmes projekteve konkrete që do të ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve të policisë dhe përballjen me sfidat moderne të sigurisë.