Rajoni/Bota

Rajoni/Bota Më shumë

Bullgaria: Po studiojmë aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës e Kroacisë

Prej Tv Teuta16 April 2025

Ministri i Mbrojtjes në Detyrë në Kosovë, Ejup Maqedonci deklaroi në një intervistë televizive se Bullgaria ka shprehur jozyrtarisht interesin për t’iu bashkuar marrëveshjes së sigurisë së nënshkruar mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. “Kemi konfirmim nga Bullgaria, që ka diskutuar me Kroacinë për mundësinë e bashkimit në marrëveshjen tripalëshe. Unë besoj plotësisht se vendet e tjera në rajon, sidomos ato që ndajnë të njëjtat vlera dhe të njëjtat interesa do t’i bashkohen kësaj deklarate, që e theksoj ka si qëllim paqen, stabilitetin dhe sigurinë”, tha Maqedonci në një intervistë për TRT Balkan. Pas kësaj deklarate ka reaguar Ministria e Jashtme bullgare, që e ka konsideruar pohimin e Maqedoncit si të pasaktë. Në reagim thuhet se Bullgaria është në dijeni të nismës së Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, po e analizon atë me kujdes. Ministria e Jashtme bullgare thotë se në lidhje me marrëveshjen është informuar zyrtarisht nga Ambasada shqiptare në Sofje, por se as ka shprehur interes për t’u bashkuar për momentin dhe as ka marrë ndonjë ftesë. Marrëveshja ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë u nënshkrua në 18 mars në Tiranë.