Aktuale Më shumë

Zvoglimi i kompensimit për nëna do të mbesë

Prej tvteuta10:03, 28 Shkurt 2017

Ministria e financave ka konfirmuar se këtë vit nuk do të ketë kthim të kompensimit për nëna në nivelet e mëparshme, pasi me buxhetin aktual parashikohet që ato të jenë 264 dhe 144 euro. Ato thonë se Qeveria e Malit të Zi nuk ka kompetenca për heqjen e këtyre kompensimeve , dhe se këtë mund ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese.

Nga bisedimet e përfaqsuesve të nënave me qeverinë, është arritur deri tek një konsenzus që që ato të dëmshpërblehen nëpërmjet masave të tjera sociale, me theks të veçantë në ndihmën ndaj kategorive të rrezikuara sociale. Nga ana tjetër përfaqsuesit e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar i kanë sugjeruar qeverisë që të racionalizojë politikën sociale, pasi ajo po ngarkon seriozisht buxhetin e shtetit, dhe shkakton demotivim në angazhimin për punë.

  • 1

    Radio