Zvicra e ka nisur për mrekulli Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, ku ka marrë fitoren e parë
Prej tvteuta14:36, 24 Nëntor 2022
Përfaqësuesja e Zvicrës në ndeshjen e tyre hapëse e kanë mposhtur Kamerunin me rezultat minimal 1-0.
Në fakt më mirë ndeshjen e nisën mysafirët ku krijuan dy raste të mira brenda një aksioni për gol, por pa arritur ta dërgonin topin në rrjetë.
Fillimisht sulmuesi Bryan Muembo goditi direkt në duart e Sommer, derisa nga topi i kthyer Toko Ekambi goditi mbi portë.
Gjithsesi në 45 minutat e para gola nuk pati dhe dy skuadrat shkuan në pushim me rezultat të pastër 0-0.
E pjesa e dytë nisi për mrekulli për Zvicrën, ku në minutën e 48-të gjetën golin.
Ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri bëri një asistim fantastik për Breel Embolon, i cili u gjend bukur në zonë dhe realizoi nga afërsia për 1-0.