Aktuale Më shumë

Zjarrvënie e qëllimshme. Policia arreston 19-vjeçarin

Prej tvteuta18:35, 10 Gusht 2022

“Zyrtarët e Drejtorisë së Policisë në Herceg Novi, kanë ndërmarrë aktivitete intensive për zbardhjen e disa rasteve të ndezjes së zjarreve në territorin e këtij qyteti. Në bazë të hetimeve ata kanë identifikuar personin dy dyshohet si përgjegjës për 10 zjarre. Nën akuzën e  shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm, policia i ka hequr lirinë personit me inicialet L.R.(19 ) nga Herceg Novi”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Policisë.

Personi në fjalë  dyshohet se nga data 24 korrik deri më 8 gusht 2022 ka kryer vepra penale duke vënë zjarr dhjetë herë në një pjesë të rrethinës së Herceg Novit, duke i vënë flakën bimësisë së ulët dhe të lartë përgjatë rrugëve rajonale, si pasojë e të cilave kanë ndodhur dëme më të mëdha materiale.  Drejtoria e Policisë thekson se gjatë ndërmarrjes së aktiviteteve nën juridiksionin e policisë është arritur bashkëpunim i shkëlqyer me pjesëtarët e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit Herceg Novi, si dhe me qytetarët, me qëllim zbardhjen e rasteve të zjarrvënies.  I dyshuari, me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Kotorr për procedim të mëtejshëm.

  • 1

    Radio