Zjarrfikësit pa paga 5 muaj, misioni i tyre në rend të parë

Prej tvteuta15:33, 20 Nëntor 2019

Gjendja financiare në Shërbimin e Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Ulqin është alarmante,thotë për televizionin Teuta kryeshefi i saj Saubih Mehmeti. Komuna e Ulqinit gjendet në bllokadë pesë mujore  dhe kjo ka ndikuar në të gjitha institucionet publike ku ajo është themeluese. Mehmeti shprehet se është gjetur një zgjidhje emergjente falë furnizuesve të cilët e furnizojnë këtë shërbim me karburant dhe lëndët e para, mungesë e së cilës nuk është hetuar  në procesin e punës.

Shërbimi funksionon në kushte normale ,por ndaj punëtorëve kanë  5 muaj detyrime për paga . Kjo sigurisht e rëndon shërbimin duke ditur që një numër i konsiderueshëm i punëtorëve varen vetëm nga pagat. Mehmeti thotës se të punësuarit në këtë shërbim janë në gatishmëri të plotë për të kryer misionin e tyre dhe se situata financiare nuk ka ndikuar fare në procesin e punës.

  • 1

    Radio