Rajoni/Bota Më shumë

Zjarret në Hawai: Lahaina plotësisht e djegur

Prej tvteuta17:33, 13 Gusht 2023

Ka shkuar në 89 numri i viktimave si pasojë e zjarreve në Havai, teksa guvernatori i shtetit pret që shifrat të rriten ndjeshëm në orët në vijim pasi shumë njerëz ende janë në kërkim. Në ishullin Maui, po vazhdon puna mjeko-ligjore për të gjetur viktimat e zjarreve shkatërruese.

Ndërsa zjarret janë pothuajse nën kontroll, përpjekjet për t’i shuar plotësisht ato vazhdojnë në pjesë të ishullit, duke përfshirë rrethinat e qytetit historik të Lahaina, i cili është shkatërruar totalisht. Guvernatori i Havait, Josh Green, u tha gazetarëve të shtunën se kjo është me siguri fatkeqësia më e madhe natyrore me të cilën është përballur ndonjëherë ishulli.

Mendohet se më shumë se 2000 ndërtesa janë dëmtuar ose shkatërruar që nga shpërthimi i zjarreve, shumica e të cilave në Lahaina.

Kostoja e rindërtimit të Maui është vlerësuar në 5.5 miliardë dollarë sipas Qendrës së Fatkeqësive të Paqësorit dhe FEMA, e cila po koordinon përpjekjet e ndihmës në Havaii nga Uashingtoni.

  • 1

    Radio