Zjarrëfikësit në shënjestër të dezinformimeve me prapavijë politike?
Prej tvteuta20 September 2017
Shefi i Shërbimit të Mbrojtjesh dhe Shpëtimit në Ulqin, Flamur Sella, tha për televizionin Teuta se ky institucion ka muaj që ndodhet në shënjestër të dezinformimeve të vazhdueshme, të cilat janë orkestruar personalisht ndaj tij, për gjoja punësime të paligjshme. Pasi inspeksionet kanë treguar se çdo gjë është konform ligjit, Sella ka bërë padi penale në polici kundër portalit malazez në facebook Forum-UL, i cili administrohet nga shtetasi Baro Vukoviq, për shpifje të qëllimshme. Në polici Vukoviq, i cili është i angazhuar edhe politikisht si antar i Këshillit Komunal të Lëvizjes Qytetare URA, ka pranuar të bëjë publik burimin e dezinformimeve në këmbim të tërheqjes së padisë nag Sella. Ky i fundit thotë se burimi i këtyre shpifjeve është identifikuar dhe se bëhet fjalë për punonjës të Shërbimit, i cili që prej asaj dite nuk është duke u paraqitur në punë. Sipas burimeve joformale, televizioni Teuta mëson se bëhet fjalë për personin me inicialet F.H, i cili ka lidhje familjare me persona të përfshirë në politikë, dhe i cili mund të jetë i keqpërdorur edhe nga persona të tjerë që merren me gazetari dhe media, me qëllim që para zgjedhjeve të shpif kundër këtij institucioni. Shërbimi i mbrojtjesh dhe shpëtimit është institucioni i vetëm lokal i cili tradicionalisht nuk është pjesë e politikës dhe trajtohet si profesional.