Zjarre në komunat e Nikshiqit dhe Plevles

Prej tvteuta18:33, 9 Gusht 2021

Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, Mali  i Zi këtë sezon veror ka kaluar mirë sa i përket problemeve me zjarre, të paktën deri në këto ditë. Megjithatë në disa zona ka probleme me to, kryesisht si pasojë e faktorit njerëzor. Pas Podgoricës, është  Nikshiqi që po përballet me disa vatra në rajonin e gjërë. Nga shërbimi i mbrojtjes dhe i shpëtimit i qytetit thonë se gjendja e sotme është vetëm një vazhdim i situatës alarmante të ditës së djeshme. Deri të enjten, shumica e zjarreve ishin vënë nën kontroll, por për shkak të temperaturave të larta, zjarret e vjetër u aktivizuan dhe u shfaqën edhe të rinj,” thonë nga ky shërbim. Në terren për momentin janë katër ekipe të zjarrfiksëve kurse në ndihmë kanë ardhur edhe nga komunat fqinje si dhe forcat ajrore. Zjarre për të tretën ditëm me radhë ka edhe në komunën e Plevlës në zonën e Bunetinës, ku janë të angazhuar zjarrfikësit e qytetit të cilëve në ndihmë u kanë ardhur edhe helikopterrët. Nga Shërbimi mbrojtës i qytetit shpresojnë se nëse nuk ka erëra të forta,  zjarret do ti vendosin shpejt nën kontroll.

  • 1

    Radio