ZJARR NË TRAGETIN
Prej tvteuta10:56, 13 Maj 2015
Një traget e i linjës Bari – Durrës me rreth 300 persona në bord u përfshi nga zjarri, rreth 7 milie larg nga Porti i Barit.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, zjarri ka nisur nga turbinat e motorit rreth orës 23:00, të martën. Autoritetet e Portit të Barit kanë reaguar menjëherë duke vënë flakët nën kontroll. Mësohet se asnjë person nuk mbeti i lënduar.