Sociale

Sociale Më shumë

Zjarr në rrugën për në Shtoj

Prej tvteuta24 August 2017

Zjarr në rrugën për në Shtoj Në anën e rrugës për në Adë të Bunës sot në mëngjes ka plasur  zjarr i cili ka përfshirë edhe një stendë për shitjen e frutave dhe perimeve. Me ndëryrjen e shpejtë të zjarrfiksëve të Ulqinit është bërë e mundur lokalizimi i zjarrit pa pasoja të mëtejshme. Shefi i shërbimit Flamur Sella tha për televizionin Teuta se si shkak për plasjen e zjarrit dyshohet të jetë hedhja e cigares së ndezur.