Aktuale Më shumë

Zjarr në Igallo. Rrezikohen edhe shtëpitë

Prej tvteuta16:01, 3 Korrik 2022

Në prapavijë të Igalo në komunën e Herceg Novit ditën e sotme ka shpërthye një zjarr i cili kërcënoi seriozisht edhe shtëpitë e banuara. Burime të RT MZ thanë se në ndihmë të zjarrfiksëve vendas kanë ardhur edhe ata nga Kotorri për të ndihmuar në lokalizimin e zjarrit. Nga Shërbimi i Mbrojtjes dhe i Shpëtimit i qytetit thanë se nuk kanë të dhëna të sakta për shkaqet e zjarrit, por supozohet se bëhet fjalë për akt papërgjegjësie njerzore. Të gjitha ekipet janë në terren ndërsa fikjen e zjarrit e vështirëson edhe terrreni i keq dhe era e fortë. Ndërkohë më vonë u raportua se shtëpitë e rrezikuara u arrit të mbrohen nga zjarrfikësit, por zjarri ende vazhdon të përbëjë kërcënim.

  • 1

    Radio