Aktuale Më shumë

Zjarr masiv në Herceg Novi

Prej tvteuta16:02, 2 Gusht 2022

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në mëngjes  pranë lokalitetit Njivice në komunën e Herceg Novit, para pikës kufitare Kobila.

Komandanti i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Herceg Novi, Zlatko Qiroviq, tha për RT HN se situata është kritike – zjarri ka kaluar rrugën dhe po përhapet drejt vendbanimit. Një ndërtesë e braktisur u dogj dhe më shumë se 15 shtëpi u kërcënuan nga zjarri. Portali i këtij televizioni raporton se dy shtëpi ishin në rrezik të menjëhershëm nga zjarri, por se janë shpëtuar falë reagimit të zjarrfikësve.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Miodrag Beshoviq, ka thënë për këto media se aeroplani i Drejtorisë nuk është përfshirë në shuarjen e zjarrit për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike. “Ne dërguam një kërkesë në Kroaci. Presim një përgjigje nga ata, për të parë nëse kanë në dispozicion ndonjë aeroplan kanader që mund të na dërgojnë për të na ndihmuar, tha Beshoviq.

Portali RT HN bëri të ditur se flakët, të cilat më parë ishin përhapur drejt majës së kodrës, kishin arritur edhe në ndërtesat e para të banimit dhe Qiroviq tha se shpresojnë që nëse era ndalon, do të mund ta lokalizojnë atë. RT HN më herët në mëngjes ka deklaruar se është thirrur Drejtoria për Situata Emergjente, por se, sipas informacioneve që u ka dhënë Qiroviq, helikopterët janë ulur për shkak të problemeve teknike, ndërsa avioni është angazhuar në shuarjen e zjarrit në një tjetër lokalitet.

  • 1

    Radio