Zhugiq: Borxhi publik është shqetësues
Prej tvteuta09:54, 20 Maj 2017
Guvernatori i Bankës Qendrore të Malit të Zi Radoje Zhugiq, ka vlerësuar se borxhi i lartë publik i Malit të Zi bart me vete rreziqe të konsiderueshme, por planet e Qeverisë për konoslidimin e tij në 3 vitet e ardhshëm janë inkurajuese.Ai shtoi se në dhjetë vitet e fundit ka pasur arritje të konsiderueshme në përmirsimin e standardit të qytetarëve, ku prodhimi i përgjithshëm bruto është dyfishuar nga 2900 euro që ishte në vitin 2005 në rreth 6000 euro në vitin 2016, por kjo mbetet sferë ku duhen edhe përparime të mëtejshme.
“Politika e jonë fiskale në të ardhmen duhet të jetë konkuruese, konsistente dhe e parashikuar si duhet, duke pasur kujdes që të mos pengojë funksionimin e administratës shtetërore”, tha në mes tjerash Zhugiq.