Aktuale Më shumë

Zhivkoviq: Vuçiq ka lojtarët e tij në Mal të Zi

Prej tvteuta17:36, 18 Gusht 2023

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Danijel Zhivkoviq, tha sot se Aleksandar Vuçiq i ka lojtarët e tij në Mal të Zi në dhe se deklarata e tij se nuk ka serb në qeverisje është ndërhyrje në politikën e brendshme të vendit.

“Është presion mbi mandatarin që të fusë në qeveri koalicionin “Për të Ardhmen e Malit të Zi”, shtoi Zhivkoviq në konferencën për media.

“Ne e dimë për cilat llogari dhe interesa ndodh kjo. Vuçiq ka lojtarët e tij në vend, konkretisht e kam fjalën për koalicionin “Për të ardhmen e Malit të Zi. Deklarata e tij është absolutisht e pabazë, sepse serbët kanë qenë të përfaqësuar në struktura të ndryshme drejtuese në Mal të Zi gjatë kohës që PDS ishte në pushtet. Narrativa për kërcënimin e serbëve apo të ndonjë populli tjetër është një rrëfim që duhet të prodhojë një presion të caktuar mbi bartësit e funksioneve në Mal të Zi. Në këtë moment Vuçiq po e bën në emër të ish-Frontit Demokratik”, tha Zhivkoviq.

Ai përkujtoi se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga Prokuroria Speciale e Shtetit (SDT) në lidhje me kallëzimet që ata kanë ngritur ndaj figurave të larta të shtetit për mosrespektim të simboleve.   “PDS ka dorëzuar mbi 70 kallëzime penale në dy vitet e kaluara dhe deri më sot nuk ka pasur përgjigje, por raportet janë në prokurori”, tha Zhivkoviq.  Duke folur për situatën e turbullt politike në Andrievicë, Zhivkoviq tha se shteti nuk ka autoritet, por legalizon sjelljet e paligjshme dhe se kjo duhet të ndalet.

  • 1

    Radio