Aktuale Më shumë

“Zhduken” cigaret nga Porti i Tivarit

Prej tvteuta18:33, 8 Shkurt 2022

Një sasi e madhe cigaresh është marrë me kamion nga një depo në Zonën e Lirë të Portit të Tivarit, kanë konstatuar zyrtarët e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, ka konfirmuar për Vijesti ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së kësaj drejtorie-së, Milena Petriçeviq.

Për këtë ajo njoftoi se ka suspenduar nga detyra pesë doganierë të cilët ishin në detyrë kur ndodhi ngjarja. Petriçeviq ndodhet në vendngjarje me efektivë të Drejtorisë së Policisë dhe ekspertë mjeko-ligjorë, të cilët po hetojnë ngjarjen  dhe po tentojnë të përcaktojnë sasinë e cigareve të munguara. Petriçeviq thotë se vjedhja është zbuluar sot, pasi zyrtarët e drejtorisë së doganave kanë nisur kontrollin e produkteve të duhanit që ruhen në magazinat e Zonës së Lirë Doganore.

“Është indikative, ndoshta edhe e rastësishme, që dje kur duhej të fillonim regjistrimin, në portin e Tivarit u raportua për një bombë, për këtë arsye u desh të evakuoheshin të gjithë, përfshirë edhe zyrtarët e Drejtorisë së Doganave. Punën e filluam sot, por u desh ta ndërprisnim  për shkak të informacioneve të gjetura nga punonjësit e njësisë doganore të Zonës së Lirë – të cilët gjatë kontrollit të një magazinë të caktuar, kanë konstatuar se vula e sigurisë, e vendosur me 1 janar, është dëmtuar fizikisht. Nga kamerat e vëzhgimit është konstatuar se një mjet i caktuar transporti ka hyrë disa herë në magazinë”, tha Petriçeviq për media.

Nga Drejtoria e Policisë kanë thënë për “Vijesti” se janë duke kryer aktivitetet e parashikuara për zbardhjen e këtij rasti.

 

 

foto: www.barskiportal.com

  • 1

    Radio