Aktuale Më shumë

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi (VIDEO)

Prej tvteuta13:22, 19 Mars 2023

Zgjedhjet e sotme presidenciale janë të katërtat që nga rivendosja e pavarësisë dhe të tetat që nga futja e sistemit shumëpartiak. President i Malit të Zi do të zgjidhet kandidati që ka marrë më shumë se gjysmën e votave të vlefshme të votuesve që kanë votuar. Nëse asnjë kandidat nuk e merr atë numër votash, raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet për 14 ditë, pra më 2 prill, thotë Bekim Çoba në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re”.

Ai poashtu spjegon cili është roli i presidentit dhe çka ka në kompetencat e veta.

“Rëndësia e postit të presidentit ekziston, por nuk është as afër se sa bëhet në Mal të Zi, pasi që këtu shihet si diçka prestigjoze për kandidatin i cili do të fitoi, ai do të ketë një imazh më të mirë tek zgjedhësit dhe do të jetë më i përgaditur për zgjedhjet parlamentare” thotë Çoba.

  • 1

    Radio