Politikë Më shumë

Zgjedhjet presidenciale: Afati i dorëzimit të kandidaturave me 26 mars

Prej tvteuta15:35, 14 Shkurt 2018

Kandidaturat eventuale për zgjedhjet presidenciale mund të dorëzohen pranë Komisionit Zgjedhor të Shtetit deri 20 ditë para datës së mbajtjes së tyre, gjegjësisht me 26 mars në mesnatë, kumtohet nga ky komision. Vëzhguesit ndërkombëtarë të interesuar për përcjelljen e procesit zgjedhor, duhet ti paraqesin kërkesë ministrisë së jashtme deri në 10 ditë para datës së zgjedhjeve. Deri tani kandidatura kanë paralajmëruar profesori Gjorgje Bllazhiq dhe shkencëtari Dragan Hajdukoviq, kurse pozita dhe opozita akom nuk kanë përcaktuar kandidatët e tyre.

  • 1

    Radio