Politikë Më shumë

Zgjedhjet në Ulqin: Partia Socialdemokrate hyn në Kuvend, PDS humb mandatin

Prej tvteuta10:04, 19 Shkurt 2018

Pas përsëritjes së djeshme të zgjedhjeve lokale në dy vendvotime në Ulqin, shpërndarja e mandateve në Kuvend ka pësuar ndryshime. Zgjedhjet u përsëritën në vendvotimin në Darzë dhe atë numër 34 në ndërmarrjen komunale. Edhe pse Partia Demokratike e Socialistëve arriti të rrisë numrin e votave, përsëri nuk ka mundur të shpëtojë mandatin, pasi në Kuvend kanë hyrë edhe Partia Socialdemokrate dhe ajo boshnjake. Rritja të votave ka pasur edhe Forca e Re Demokratike, kurse Unioni Demokratik i Shqiptarëve ka humbur mbi 50 vota. Sipas rezultateve jozëyrtare, në Kuvendin e ardhshëm Forca dhe PDS do të kenë nga 8 mandate, koalicioni “Zgjohu Ulqin” 7 mandate, Socialdemokratët dhe UDSH nga 3 mandate, URA dy mandate, kurse Partia Socialdemokrate dhe ajo boshnjake nga një mandat.

  • 1

    Radio