Zgjedhjet në Ulqin: Mund të përsëritet votimi në qendrën nr.5
Prej tvteuta09:27, 29 Mars 2022

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Ulqin sot do të shqyrtojë materialin për parregullsitë e konstatuara në vendvotimin numër 5, që quhet Bashkësia e Dytë Lokale. Në listën e zgjedhësve në këtë vendvotim ishin 432 nënshkrime ndërsa u gjetën 438 fletë votimi.
Pas kontrollit u konstatua se një person kishte votuar dy herë në atë qendër votimi. Për shkak të kësaj parregullsie, KKZ-ja do të shqyrtojë përsëritjen e zgjedhjeve në atë vendvotim.