Aktuale Më shumë

Zgjedhjet në Ulqin: Gëzohen listat shqiptare, disfatë e koalicionit “Bashkë”

Prej tvteuta17:51, 12 Qershor 2023

Në komunën e Ulqinit rezultatet e zgjedhjeve të djeshme parlementare sollën disa ndryshime që mund të jenë thelbësore, në varësi të asaj se a janë të rastit apo fillim i një trendi të ri.

Edhe pse nuk kanë pasur rezultat të kënaqshëm në nivel të Malit të Zi, në Ulqin koalicioni i LQ ABR dhe Demokratëve ka siguruar mbi 2800 vota, ose 27.5% , Aleanca Shqiptare rreth 3600 vota, apo 36% , ndërsa lista “Bashkë” e PDS, SD , PL dhe UDSH, pësoi një disfatë elektorale, me vetëm 1600 vota të fituara. Kujtojmë se në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, vetëm UDSH me LDMZ morë afër 2000 vota.

Kjo edhe një herë tregoi se koalicionet e panatyrshme nuk mund të sjellin diçka pozitive për asnjërën palë. Të kënaqur me ditën e djeshme mund të jenë edhe në Forumin Shqiptar me 640 vota, çka i bën faktor në periudhën e ardhëshme. Rezultat të mirë ka pasur edhe Evropa Tani, 512 vota, në një qytet ku nuk ka infrastrukturë të stabilizuar, kurse PSD si në nivel qëndror, ashtu edhe në atë lokal, nuk ka pasur rezultat të mirë, me vetëm 272 vota. 15 vota më shumë (287) ka siguruar Partia Boshnjake, ndërsa koalicioni “Për të Ardhmen e Malit të Zi”, 237 vota.

  • 1

    Radio