Politikë Më shumë

Zgjedhjet në Ulqin: Edhe Demokratët synojnë Gjykatën Kushtetuese

Prej tvteuta15:53, 9 Shkurt 2018

Zgjedhjet e fundit lokale në Ulqin po vazhdojnë të përcillen nga vendime dhe ankesa, shpesh të cilësuara si politike, të cilat po hedhin hije mbi besueshmërinë e institucioneve që merren me mberëvajtjen e tyre. Pas vendimit të Komisionit Zgjedhor të Shtetit që të pranojë kërkesën e Partisë Boshnjake për një mandat në bazë të diskriminimit pozitiv, Forca e Re Demokratike ka njoftuar se për këtë do ti drejtohet Gjykatës Kushtetuese, pasi sipas tyre ky vendim nuk ka bazë në dokumentin më të lartë të vendit.

Por këtij institucioni pritet ti drejtohen edhe Demokratët e Malit të Zi, të cilët duket nuk presin vendim të kënaqshmën nga Komisioni Zgjedhor i Shtetit. Demokratët janë ankuar se në disa qendra votimi në Ulqin ka pasur parregullsi të cilat kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve , dhe se nevojitet përsëritja e tyre.

  • 1

    Radio