Zgjedhjet në Tuz: PDS njofton fitoren e sigurtë
Prej tvteuta10:22, 4 Janar 2019
Në zgjedhjet lokale në Tuz , të cilat mbahen me 3 mars, pritet të marrin pjesë partitë qytetare , ato nacionale shqiptare dhe Partia Boshnjake. Sipas njoftimeve paraparake, Partia Demokratike e Socialistëve në këto zgjedhje do të marrë pjesë e vetme, pasi sipas zyrtarit të tyre Nikollë Gegaj, fitorja e tyre është e sigurtë. E njëjta pritet edhe nga Socialdemokratët dhe Partia Boshnjake, por vendimin  këto dy parti do ta sjellin pas përfundimit të periudhës së festave. Nga partitë shqiptare, Alternativa dhe Lidhja Demokratike do të dalin në koalicion , kurse nga UDSH akoma nuk ka sinjale në lidhje me këtë çështje. Në zgjedhje pjesmarrjen e ka njoftuar edhe Lidhja Liberale, e cila në seancën e Kuvendit votoi kundër ndryshimeve të ligjit për rendin publik, çka do të mundësonte përdorimin e lirë të flamurit shqiptar.