Zgjedhjet në Maqedoni: Rezultat i dobët i partive shqiptare
Prej tvteuta12 December 2016
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ende nuk ka publikuar rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të së dielës, por nga përpunimi i 99 për qind i të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të këtij institucionit rezulton që VMRO DPMNE-ja të ketë rreth 38% të votave, e pasuar nga Lidhja social-demokrate e opozitës me mbi mbi 36 për qind. Humbësja e madhe e zgjedhjeve është BDI-ja e Ali Ahmetit e cila ka marrë rreth 7% të votave dhe PDSH me vetëm 2.7%. kurse forca e re politike  Lëvizja BESA ka arritur sukses të konsiderueshëm me mbi 56 mijë vota, apo 5.5%. Sipas KSHZ-së në votime kanë dalë 67.66 për qind e trupit të përgjithshëm votues prej 1.8 milion qytetar me të drejt vote. Zgjedhjet e së dielës që kaluan në atmosferë kryesisht të qetë dhe korrekte, me disa parregullsi që besohet të mos kenë ndikuar në rezultatin zgjedhor, raporton Evropa e Lirë.