Politikë Më shumë

Zgjedhjet në Mal të Zi: Opozita fiton shumicën e votave

Prej tvteuta10:27, 31 Gusht 2020

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, tregojnë se koalicionet që deri tani ishin në opozitë kanë arritur të marrin shumicën e votave. Komisioni Zgjedhor i Shtetit pas numrimit të 98,55% të votave, ka publikuar se koalicioni “Me vendosmëri për Malin e Zi, i përbërë nga PDS dhe Partia Liberale ka fituar 35.12% apo 30 mandate, koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi”, 32.52% apo 27 mandate, koalicioni “Paqja është kombi ynë”, 12.55%  dhe 10 mandate, koalicioni “E zeza në të bardhë” 5.57% apo 4 mandate, Socialdemokratët 4.09% dhe 3 mandate, Partia Boshnjake 3.81% po ashtu 3 mandate, Partia Socialdemokrate ka marrë 3.14% të votave apo 2 mandate, koalicioni “Lista Shqiptare 1.61% dhe një pandat, dhe koalicioni “Bashkë një za”1.16% dhe po ashtu 1 mandat. Pa mandat kanë mbetur dy subjektet kroate që nuk arritën të kalojnë pragun prej 0.35%.

  • 1

    Radio