Rajoni/Bota Më shumë

Zgjedhjet në Kosovë më 14 shkurt

Prej tvteuta10:01, 7 Janar 2021

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare. Sipas dekretit, zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt. “Duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kam marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme”, shprehet znj. Osmani. “Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës. Uroj që nëpërmjet këtij procesi zgjedhor, qytetarët e Kosovës të kontribuojnë për avansimin e mëtejmë të demokracisë në vendin tone”, shton ushtruesja e detyrës së presidentit në Kosovë.

  • 1

    Radio