Rajoni/Bota Më shumë

Zgjedhjet në Kosovë: Garë e ngushtë në Prishtinë dhe Prizren

Prej tvteuta10:02, 20 Nëntor 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sipas të dhënave të postuara në faqen zyrtare, ka procesuara 100 për qind të vendvotimeve. Por në këto rezultate nuk janë përfshirë votat me kusht, atyre më post dhe personave me nevoja të veçanta. Në disa nga 19 komunat ku është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunave në Kosovë, përfshirë këtu qendrat e mëdha si Prishtinën dhe Prizreni, përqindja e kandidatëve është e ngushtë. Në Prishtinë, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Shpend Ahmeti ka fituar 50,19 % ndërkaq, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka fituar 49,82%.

Kandidati i Vetëvendosjes në Prizren Mytaher Haskuka ka fituar 50,32% për qind ndërkaq kundërkandidati i tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Shaqir Totaj ka fituar 49,68% të votave. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, e ka cilësuar raundin e dytë të zgjedhjeve lokale si demokratike. Po ashtu, krerët e institucioneve të Kosovës kanë përgëzuar qytetarët për një proces të qetë dhe demokratik.

  • 1

    Radio